May-21-22-1-5foto7Kryeministri Sali Berisha ka provokuar nga Lezha dje, duke thënë se dikur është shprehur se pushtetin e merr vetëm me djemtë e Mamurrasit, por ai beson tek vota e lirë.


Deputeti socialist, Armando Prenga, ka reaguar për këtë deklaratë.


Duke folur për Shqip, ai tha se atij nuk i kanë mbetur më demokratë në Mamurras.


Berisha tha në Lezhë se kërkon prej tyre mandatin e artë, mandatin e pestë, por Prenga thotë: Berisha duhet ta dijë se i ka irrituar njerëzit me emrat e vendosur në listën e PD-së për qarkun e Lezhës. Një demokrat ekstrem nuk mund të votojë një socialist ekstrem si Gjovalin Kadeli. Prandaj them se rezultati i 23 qershorit në qarkun e Lezhës do të jetë një surprizë, pasi do të kemi një fitore spektakolare për koalicionin e majtë. Berisha vetëm hedh tymnaja dhe shashka, pasi demokratët e Mamurrasit i kanë ikur prej kohësh Berishës./ep