Audienca e shenjtërisë së tij Papa Benedikti XVI, është parë nga kryeministri i vendit si një moment për të vlerësuar mbështetjen që Vatikani i ka dhënë kauzës së lirisë dhe demokracisë në vendin tonë. Për kryeministrin Berisha është veçanërisht domethënës fakti që pikërisht në këtë datë 543 vjet më parë, më 12 dhjetor 1466, Papa Pali II do të priste në Vatikan, në audiencë Gjergj Kastriot Skënderbeun, për të mbrojtur sipas kryeministrit Berisha vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

Ndërkaq kryeministri Sali Berisha i dorëzoi Papa Benedikti XVI ftesën zyrtare për të vizituar Shqipërinë vitin e ardhshëm, vit që përkon me 100-vjetorin e lindjes të shqiptares të madhe Nënë Tereza.