TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, zotin Masaharu Kohno, me rastin e marrjes së detyrës. Berisha vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve duke theksuar faktin se Japonia mbetet një ndër donatorët e rëndësishëm në Shqipëri.

Falë ndihmës bujare të qeverisë japoneze, tha Kryeministri, në Shqipëri janë realizuar projekte me impakt të ndjeshëm si në infrastrukturë, duke veçuar projektin prej 100 mijë dollarë për sistemin e kanalizimeve në Tiranë, projekti i rrugëve dytësore-rurale, projekti i përmirësimit të pajisjeve të qendrave të emergjencës spitalore, në fushën e agrobiznesit etj.

Dy bashkëbiseduesit shprehën angazhimin për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)