Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë sot grave shqiptare, urimin e tij me rastin e festës së tyre, 8 Marsit, të cilin e ka shoqëruar me një moment familjar, një bisedë me bashkëshorten dhe mbështetësen e tij në jetë, znj. Liri Berisha.



Gëzuar festën e 8 Marsit! shkruan ish kryeministri. Nënave, grave, motrave, vajzave shqiptare me respektin më të madh, mirënjohjen më të thellë ju urojmë nga zemra, gëzuar 8 Marsin!


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)