TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar përmes një mesazhi në profilin e tij në “Facebook”, nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës.

“Të dashur miq, sot në shkollat tona publike dhe private nisin garën e dijes mbi 600 mijë fëmijë, te reja e të rinj. Le t’u urojmë ne së pari vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe të gjithë nxënësve e nxënëseve një vit shkollor të mbarë, plot shëndet, mbarësi dhe suksese në mësime. Një urim të përzemërt edhe për të gjithë miqtë e rrjetit social që ulen sot në bankat e shkollës, lart e më lart në garën më të bukur e më fisnike të njeriut, garën e dijes”,- vijon Berisha.

“Përshëndetje të përzemërta dhe admirimin tonë mësueseve dhe mësuesve tanë, misionarëve fisnik të dijes dhe edukimit të fëmijëve tanë si dhe të gjithë prindërve që përcjellin sot fëmijët e tyre në shkolla. Urime!! sb”- përfundon mesazhi i Berishës.

(er.nu/BalkanWeb)