TIRANE - Vetëm disa minuta pasi reagoi në lidhje me aeroplanin e ndaluar në Divjakë, ish kryeministri Berisha, përmes një postimi tjetër në Facebook,  akuzoi dyshen Rama-Meta sipas të cilit e kanë shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Në fjalën e tij Berisha shprehet se avioni është nisur nga Rinasi i ngarkuar me drogë.
 
“Klika Rama - Meta shnderroi Shqiperine ne Kolumbine e Europes! Te dashur miq, e verteta vonon por nuk harron. Dielli me shosh nuk mbulohet. Thuhet se avioni eshte nisur nga Rinasi me drogera te forta dhe ne Dijvake ka marre ngarekesen (mbingarkesen) tjeter, me te cilen u rrezua. Piloti eshte person me precedente kriminal por natyrisht me kontrate per ndarje fitimi me Ramen dhe suiten e tij. Policia ka shkuar me dy ore vonese. Klika Rama - Meta shnderroi Shqiperine ne Kolumbine e Europes. Qytetare, regjimi punisto - mafioz po damkos dinjitetin tone dhe te Shqiperise. “ shkruan Berisha.

Berisha: Avionin nuk e kapi policia por ra nga mbingarkesa

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me operacionin e ndalimit të avionit të ndaluar në Divjakë, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Në postimin e tij Berisha shprehet se avioni nuk është kapur nga policia, por sipas tij ka rënë nga mbingarkesa.
 
“Kapet në Divjakë mushkonja e parë e miellit e Edi Ramës! Avioni nuk është ndaluar nga Policia as dhe nga ndonjë operacion antidrogë por bie nga mbingarkesa. Zoti shpëton shtëpinë e një fshatari pa i rënë avioni mbi çati. Ky është sundimi i drogës.” shkruan Berisha në Facebook.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)