Evakuohet zyra e seksionit të vizave të konsullatës amerikane në Berlin, pas një alarmi fals për një zarf të dyshimtë të mbërritur me postë. Pas mbërritjes së zarfit, tre persona janë ankuar se nuk ndiheshin mirë, çka ka bërë të lëshohet alarmi.


Menjëherë kanë ndërhyrë ekspertët anti-terrorizmit, të cilët kanë nisur inspektimin e konsullatës që ndodhet në lagjen Dahlem, në pjesën jug-perëndimore të Berlinit. Pas verifikimeve të para, autoritetet kanë sqaruar se ka qenë një alarm fals dhe nuk ka pasur asnjë kërcënim real.


Prej dy ditësh ambasadat amerikane në disa vende të Lindjen e Mesme kanë rënë pre e sulmeve të dhunshme. Në Bengaz, Libi, gjatë sulmit në ambasadën amerikane u vra ambasadori Chris Stevens, një zyrtar i ambasadës dhe dy marina.


13 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)


Berlin, alarm fals, evakuohet ambasada amerikane burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip