Isabella Rossellini Ariu i Arte per filmin me te mire i jepet Nader dhe Simin.... Per here te pare ne historine e Berlinales Ariu i Arte shkon sivjet ne Iran. Kesisoj filmi me i preferuar i publikut dhe favoriti kryesor ne kete festival e fitoi vertete garen.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Juria nderkombetare e Berlinale 2011 me presidente aktoren Isabella Rossellini


Nader dhe Simin eshte historia e nje famileje qe do te largohet nga Irani pergatit gjithcka dhe me ne fund nuk ia arrin qellimit sepse Nader nuk do ta lere vetem babain e semure. Prej ketij problemi te familjes se vogel nga shtresa e mesme lindin gjithnje konflikte te reja me moral dhe pergjegjesi perballjet mes tradicionales dhe modernes mes guximit dhe burracakerise si dhe me mirekuptim per rolin e secilit. Ky film jep nje pasqyre nga realiteti i jetes ne shoqerine moderne iraniane.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Regjisori iranian Asghar Farhadi me trofene e festivalit Ariun e Arte


Prezantimi i Iranit me tere kompleksitetin e tij


shte vertete nje rast shume i mire per te menduar per njerezit ne vendin tim. Vendi ku une jam rritur. Vendi ku une kam mesuar historine. Ky eshte nje popull i madh dhe shume i durueshem. Njerezit e mire une dua te kujtoj Jafar Panahi per te cilin vertete mendoj qe problemi i tij te zgjidhet dhe deshiroj qe ai vitin e ardhshem te jete ketu tha regjisori Asghar Farhadi. Kolegu i tij Panahi do te ishte anetar i jurise nderkombetare te Berlinales por per shkak te projektit te tij per filmin mbi protestat e levizjes opozitare ne Iran ai eshte denuar me burg dhe me njezet vjet ndalim te ushtrimit te profesionit.


Nader dhe Simin nga Asghar Farhadi ia ka dale te sfidoje censuren dhe fitoi ne Berlin krahas Ariut te Arte edhe dy vleresime te tjera I gjithe ansambli i aktoreve dhe aktoreve u nderua me Ariun e Argjendte per interpretim te mire pervec kesaj filmi mori edhe cmimin e jurise ikumenike. Aktorja Sareh Bayat Falenderoj te gjithe qe e kane pare kete film ne Iran dhe me ore te tera kane pritur derisa te marrin nje bilete per kete film. Une me kete dua te them se spektatoret iraniane jane te pranishem dhe se ata shohin filma. Per ne si ekip ky eshte nje gezim i madh dhe na inkurajon ne edhe me shume.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Skene nga filmi fitues Nader dhe Simin


400 filma dhe 300.000 spektatore ne Berlinale 2011


Juria ishte e nje mendimi per cmimet tha presidentja aktorja Isabella Rossellini. Me cmime u vleresua edhe regjisori gjerman Ulrich Khler. Ai mori Ariun e Argjendte per regjine me te mire ne filmin Semundje gjumi. mimi per skenarin me te mire ne filmin Falja e gjakut iu dha kineastit amerikan Joshua Marston dhe atij shqiptar Andamion Murataj. Filmi i kushtohet dukurise se gjakmarrjes ne Shqiperi.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Andamion Murataj dhe Joshua Marston me Ariun e Argjendte te vleresuar per skenarin e filmit Falja e gjakut


mimin e madh te jurise e mori regjisori hungarez Bela Tarrper filmin Kali i Torinos nje ese e zymte filmike mbi kotesine e veprimit njerezor ne rrethana te caktuara. Po ne kuader te festivalit u vleresua me cmimin Alfred-Bauer drama per Fraksionin e Ushtrise se Kuqe RAF Kush nese jo ne i kineastit Andres Veiel. Ky cmim mban emrin e drejtorit te pare te Berlinales dhe jepet qysh nga viti 1987 per hapjen e perspektivave te reja ne artin e filmit.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift


Festivali Nderkombetar i Filmit hapi siparin me 10 shkurt. Tradicionalisht pas dhjete ditesh festivali mbyllet me diten e kinemase gjate se ciles shfaqen serish prodhimet me te mira. Sipas te dhenave te organizatoreve ne festivalin e sivjetem u shfaqen gati 400 filma dhe u shiten rreth 300.000 bileta.


Autor Silke Bartlick / Vilma Filaj-Ballvora


Redaktoi Bahri Cani