Besimtaret muslimane festojne sot diten e Fiter Bajramit dite qe shenon fundin e nje muaj agjerimi.

Besimtaret kryen faljen e namazit ne oren 0700 te mengjesit. Per shkak te rikonstruksionit ne sheshin Skenderbej ne Tirane besimtaret nuk e falen Bajramin tek xhamia dhe ne shesh por ne bulvardin Deshmoret e Kombit.

Nderkohe festen e Fiter Bajramit te gjithe besimtareve muslimane ia ka uruar edhe presidenti shqiptar Bamir Topi. Per nder te kesaj feste besimtaret bejne pergatitje te vecanta neper shtepite e tyre dhe bejne vizita te njeri tjetri per ta ndare gezimin se bashku.



Ramazani eshte nje nga ngjarjet me te rendesishme ne fene myslimane dhe konsiderohet si muaji i meshires faljes dhe miresise gjate se ciles besimtaret agjerojne.