Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë nisur sot muajin e Ramazanit, i cili konsiderohet si muaji i mirësisë dhe dashurisë.


Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Selim Muça ka uruar të gjiothë besimtarët ju uroj të gjithë besimtarëve dhe jo besimtarëve që të agjërojnë muajin e Ramazanit, ne qetësi, në pajtim me njëri-tjetrin në harmoni të plotë mes tyre dhe feve të tjera për të patur gjithnjë të mira dhe begati.


Ky muaj është i madhëruar, sipas tij, sepse na afron të gjithëve sa më pranë Allahut dhe Perëndisë.