Pepsi shpreson që të rifitojë konsumatorët e pijeve të gazuara duke ofruar një produkt të ri në treg. Pepsi Next do dalë në tregjet amerikane në fund të muajit. Disa njerëz nuk i pëlqejnë kaloritë në këto pije, por gjithashtu nuk pëlqejnë as shijen që ka një cola me zero kalori. Për këtë arsye Pepsi, kompania numër dy e cola-ve në SHBA, ka hedhur në treg Pepsi Next, që ka 60 kalori për kanaçe, sa gjysma e një Pepsi standard. Pija vjen në treg në një moment kur shumë njerëz po heqin dorë nga pijet e gazuara për të konsumuar ujë ose pije më pak kalori. Edhe më parë Pepsi kishte tentuar të nxirrte në treg një Pepsi me gjysmën e kalorive, por ishte një dështim në shije. Kësaj here Pepsi thotë se ka përgatitur një pije që i afrohet shijes së Pepsit standard, por ka gjysmën e kalorive.