Pas shortit qe i perzgjodhi nje dite me pare, 8 gjyqtaret e Gjykatave te Apelit jane mbledhur ne Pallatin e Brigadave, ne prani edhe te anetareve te KLD-se.

Pas tekstit te betimit qe do te lexohet nga sekretari i pergjithshem i Presidences, ata do te betohen para presidentit te Republikes per paanshmeri ne detyren e re, qe i shtohet ekstra funksionit te tyre te gjyqtarit ne gjykatat ku ata ushtrojne detyren.

“Betohem se do te kryej detyren time ne menyre te paanshme e te drejte, pa favorizuar ndonje person ose parti”, ka deklaruar Aleksander Flloko, sekretar i pergjithshem i Presidences.

Jane tete vete qe ne nje fare menyre do te kene ne dore fatin e zgjedhjeve te ardhshme. I vendosur ne Gjykaten e Apelit Tirane, Kolegji Zgjedhor eshte instanca e fundit ku subjektet zgjedhore mund te ankimohen ndaj vendimeve te KQZ-se.

Por me sistemin e ri proporcional ne baze qarku, rritet ndjeshem pergjegjesia e Kolegjit ne ankimim, ku kete here subjekt jane jo individet por partite. Menjehere pas betimit, Kolegji Zgjedhor quhet i konstituuar dhe qendron ne detyre deri ne zgjdhjet e ardhshme.

Ne baze te nenit 149 te Kodit Zgjedhor, gjyqtaret e Kolegjit fitojne imunitet perballe KLD-se, qe as mund t'i procedoje dhe as mund t'i levize ata nga detyra.

Megjithese Kreshnik Spahiu si nenkryetar i KLD-se, u shpreh menjehere pas perfundimit te shortit se ishin perzgjedhur profesioniste te vertete. Ndersa vete te zgjedhurit pranojne se kane perpara nje detyre me pergjegjesi te larte.

“Kjo detyre ka nje pergjegjesi te madhe. Ne ushtrimin e saj do te jemi te paanshem”, ka deklaruar gjyqtarja e Kolegjit Zgjedhor, Marie Qiriazi.

Pritshmeria per zgjedhjet e ardhshme eshte shume e larte, pasi sipas presidentit, ato duhet te shkepusin perfundimisht vendin nga tranzicioni i gjate.