Seanca e sotme parlamentare ka nisur me betimin e 7 deputetëve të rinj të opozitës. Sot u betuan Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.


Ndërkohë deputeti i PS, Arben Ahmetaj i uroi suksese deputetëve të rinj, duke i kërkuar që mos kenë komplekse për atë që kanë bërë.


Ju uroj sukses dhe do ju kërkoj miqësisht dhe personalisht mos kini komplekse për atë që keni bërë sepse ajo që keni bërë është detyra për Atdheun!. Ju uroj suksese dhe të ngriheni në lartësinë e debatit dhe jo të debatit të sharjeve dhe fyerjeve!, tha Ahmetaj.