Barak Obama eshte Presidenti i 44-te i SHBA. Presidenti i pare me ngjyre u betua para Bibles se Abraham Linkolnit, i pershendetur nga 2 milione amerikane qe kishin dale per ta brohoritur. Obama theksoi ne fjalimin e tij se Amerika zgjodhi shpresen dhe jo friken, bashkimin dhe jo konfliktet dhe dasite. Obama i shtriu doren botes myslimane te moderuar. “Ne do t’u shtrijme doren nese ju do ta hapni ate”, tha Obama. Ndersa terroristeve ai u beri te ditur se shpirti amerikan eshte me i forte se ata dhe se nuk mund te mposhtet.