Deputeti i PD-së, Aleksadër Biberaj ka reaguar ditën e sotme për ligjin e lustracionit duke deklaruar se ka hapësira për të negociuar me ndërkombëtarët për këtë ligj të diskutueshëm. Sipas tij, në qeveria shqiptare duhe të marrë parasysh kritikat e faktorit ndërkombëtar, të cilat kanë ardhur në mënyrë të njëpasnjëshme për ligjin e dosjeve. "Qeveria të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për të bërë një ligj të drejtë dhe në përputhje me kushtetutën", theksoi Biberaj.