GRAMSH - Kryetari i bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së policisë se ka filluar precedimi penal ndaj tij. Në prononcimin e tij përpara mediave, z.Bici theksoi se, për veprimet e tij ndjehet i penduar, por gjykimi ishte faktor vendimtar që sjellja e tij doli jashtë kontrollit. “Ju bëj me dije se bashkia që unë drejtoj ka investuar që ky qytet të ketë një përfaqësim të denjë në futboll, por ka njerëz pranë federatës shqiptare të futbollit që nuk e duan Gramshin në kategorinë e parë. Forcat e policisë janë sjellë korrekt ndaj meje dhe hyrja ime në fushën e futbollit nuk ka të bëjë fare me çështje politike. Jam penduar për sjelljen time dhe kërkoj që ekipi i Gramshit të mos penalizohet për veprimet e mia nga komisoni i disiplinës”.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në stadiumin e Kavajës z.Bici theksoi se, “marrja e kryetarit të Bashkisë të Kavajës me makina të blinduara është një veprim i pastër politik sepse kanë ndodhur ngjarje edhe më të rënda në futbollin shqiptar, si p.sh. është qëlluar me pistoletë në stadiumin e Peqinit dhe nuk është marrë asnjë masë; po kështu është rrahur albitri në Laç, përsëri asnjë masë nuk është marrë,ndërsa për ne bashkiakët socialistë, merren masa drastike".

“Mua personalisht më kanë bërë presion ku, nëse do që kjo çështje të mbyllet, atëherë ti do të na bësh disa vota, sepse po afrojnë edhe zgjedhjet. PD dhe LSI janë vërsulur për vota dhe në rast se do të bëhet një investim në Gramsh, ato më thonë, që duhet të na japësh vota për PD-në dhe për LSI-në, kur ka 2 vite që në bashkinë e Grashit nuk është bërë asnjë investim”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Prokuroia e Elbasanit ne bashkpunin me policinë ka filluar filluar cështjen penale ndaj kryetarit të Bashkisë së gramshit për për vepën penale, Shkatarrim prone dhe kundësrshit të punojësve të policisë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)