Vlorë- Si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin Himarë- Sarandë kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë.
Një autobus me 33 studentë është rrëzuar në një humnerë rreth 80 metra të thellë në Qafën e Vishës dhe kanë gjetur vdekjen e menjëhershme 10 studentë dhe shoferi ndërsa 2 viktimat e tjera ndërruan jetë në Spitalin Ushtarak.
Mes të vdekurve është edhe drejtuesi i automjetit, Pëllumb Cela, 55 vjeç. Të aksidentuarit janë studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani, në Elbasan, dega Gjuhë- Letërsi, viti i 3- të, dhe bëhet e ditur se në autobus ndodheshin vetën 2 meshkuj, bashkë me shoferin, dhe pjesa tjetër ishin femra. Studentët ishin nisur për një ekspeditë disa ditore në jug të vendit, por që është shndërruar në tragjedi.
Në ekspeditë ishin nisur 2 autobusa me 75 studentë, ndërsa autobus i aksidentuar ishte me targa EL 2474 B. Për shkak të gjendjes së rëndë të të plagosurve një pjesë e madhe e tyre janë dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërsa pjesa tjetër e të plagosurve janë dërguar në sitalin e Vlorës dhe Himarës.
Sipas Drejtorit të Politikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero ka përfunduar transportimi i të gjithë të plagosurve në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe po punohet për të shpëtuar jetën e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 të dis së sotme, dhe në drejtim të Himarës u nisën një numër i madh autoambulancash, disa helikopterë dhe forca zjarrëfikëse.
Po ashtu të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë dhe ministri i Brendshëm Bujar Niashani, drejtori i Policisë së Tiranës Hysni Burgaj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe shumë figura të njohura të politikës.
Ekspertët e policisë janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, por ende nuk ka një përfundim zyrtar. Dyshohet se shkaku mund të ketë qenë amortizimi i tepërt i autobusit pasi ishte tepër i vjetër. Konfirmohet se shoferi ishte një person me shumë përvojë në profesionin e tij, por dyshohet se gjatë udhëtimit ai mund të ketë pësuar një atak kardiak. Një pistë tjetër mbetet dhe shpejtësia tejet normave të lejuara.
Pas ngjarjes tragjike Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditën e martë, ditë kombëtare zie, në nderim të viktimave.
Emrat e të plagosurve
Në Spitalin Ushtarak:
1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani
12. Brisejda Buberi
Në Spitalin e Vlorës:
1. Dorina Stafa
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa
Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik
1. Pëllumb Çela, shoferi i autobusit.
2. Armand Aga, i fejuari i një prej studenteve
Në morgun e Vlorës
3. Juliana Tole
4. Elsa Daka
5. Denisa Guzi
6. Ermira Mano
7. Aurora Molla
8. Lindita Kabashi
9. Juljana Debinja
10. Fabjola Shehu
11. Erjola Xhoi
Ndërruan mbrëmë jetë në Spitalin Ushtarak
12. Dorina Stafa
13. Eranda Baloshi






