Një 11-vjeçare është mbytur pasditen e sotme pasi ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. E mitura me inicialet A.T. ishte banuese në fshatin Trashovic të Gramshit.


Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarët, të cilët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.


Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se një fëmijë me inicialet A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës, njofton policia.


17 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)