Një 43 vjeçar ka gjetur vdekjen në rajonin e Gjirokastrës, pasi ka rënë nga ballkoni.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kakoz, ku ka humbur jetën shtetasi me iniciale Th.N, i cili është rrëzuar nga ballkoni i banesës së tij duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit fatal. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Një ditë më parë, një vajzë 5 vjeçare humbi jetën pasi nga ballkoni. Ngjarja ndodhi në qytetin e Vlorës.
/Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter