Viktima është Sokol Kadria, i cili ra nga kati i tretë, teksa humbi jetën rrugës për në spital.
Mësohet se i ndjeri ka qenë duke pastruar tarracën e objektit privat, teksa ka humbur ekuilibrin, duke rënë nga banesa.
Menjëherë u transportua për në spital, por humbi jetën rrugës. Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet për rastin. /Start/