Durrës – Bie aksidentalisht nga pallati, vdes punonjësi i ndërtimit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërkohë që policia bëri me dije se viktima është Besim Omeri, 35 vjeç. Ngjarja u shënua paraditen e djeshme në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit. Nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që trupi i pajetë i Besim Omerit është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërkohë që do hetohet mbi kushtet e sigurisë teknike. Policia tha se konkluzionet mbi këtë ngjarje do të nxirren më vonë, pasi të merren në pyetje edhe personat e tjerë, që kanë qenë duke punuar me 35-vjeçarin, me qëllim për të kuptuar nëse vdekja e tij ka ardhur për shkak të një gabimi njerëzor apo për mosplotësim të kushteve teknike.


Bie nga pallati, vdes punonjësi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP
Abonohuni me Email