Apple pritet të paraqitet në treg muajin e ardhshëm me një rënie të prodhimit nga 3 milion që ishte parashikuar në 1.2 apo 1.5 milionë njësi për çdo muaj për orën e saj të parë Apple Watch.

Kompania më e madhe amerikane kishte thënë më parë se pritet të prodhojë rreth 3 milionë njësi të Apple Watch për çdo muaj.

Por sipas një raporti të ri, thuhet se Apple i është dashur ti anulojë disa nga planet e saj të prodhimit të orave.

Ajo përkatësisht do të ulë sasinë nga 3 milionë njësi në rreth 1.2 apo 1.5 milionë njësi për muaj. Lajmi është bërë i ditur nga kontraktorët e Apple dhe sipas tyre, sasia e reduktuar ka të bëjë me problemet në prodhim dhe ekranin e orës së re të mençur. LG është kompania që bën prodhimin e ekraneve të orës së Apple, dhe është thënë se ata kanë hasur në probleme me prodhimin e ekraneve.

/Ardiol Hoxha/Gazeta Start/