Numri i deputetëve të opozitës të cilët janë arrestuar për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, në sallën alternative dhe atë të Kryesisë së Kuvendit, me arrestimet e djeshme ka arritur në 13.




Mirëpo, përveç deputetëve, shumë aktivistë të cilët kishin dal në manifestimin e opozitës me 28 nëntor, vazhdojnë të mbahen në burgje e disave i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Arrestimi i deputetëve filloi me 18 nëntor, kur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi (AAK), u arrestua në shtëpinë e saj, për të vazhduar me deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Faton Topallin, Smajl Kurteshin, Haxhi Shalën, Aida Dërgutin, Glauk Konjufcën, Besa Baftiun, Fisnik Ismajlin dhe tre deputetët tjerë të AAK-së, Pal Lekaj, Time Kadrija, Teuta Haxhiun.




Kurse, aktivistët e arrestuar më 28 nëntor janë Arianit Manxhuka, Artan Abrashi, Asdren Lekaj, Agron Kabashi, Durim Elshani, Veron Hasani, Albert Fazliu, Kushtrim Avdimetaj, Shkëlqim Morina, Zgjim Hyseni, Valmir Osmanaj, Egzon Azemi, Egzon Balaj, Valdrin Ahmeti, Pajtim Demaj, Luan Hoti, Ardian Huli, Naim Bunjaku, Trim Gashi, Bajram Zebica dhe Valon Bekteshi.




Arrestimet e deputetëve dhe aktivistëve filluan nga protestat e tri subjekteve opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, përmes së cilave kërkonin anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin e komunave serbe apo sic e quajnë opozita “Zajednica” dhe asaj për Demarkacionin kufitar me Malin e Zi.




 




 


SSSA
ASS
SSSA
ASS
SSSA
ASS
SSSA
ASS
SSSA
ASS
SSSA
ASS
SSSA
ASS