Gazeta më e madhe gjermane, Bild, raporton në numrin e sotëm për sulmet e mediave serbe ndaj personalitetit të Komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Buhler. Kjo, sipas Bild, për faktin që ai dashuron një kosovare, dhe është në lidhje me të për vite të tëra.


Ajo ka lindur në Prishtinë, por ka familje në Malin e Zi, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Kosovë. Buhler e ka njohur që nga viti 2001 kur ajo punonte si përkthyese në KFOR. “Kurrë nuk e kam fshehur lidhjen time. Unë jam i pavarur në punën time, përveç kur bëhet fjalë për qarqe radikale nga cilado anë”, ka thënë Buhler për Bild am Sonntag.


Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin ka thënë se shteti e ka ditur situatën e Buhlerit të divorcuar, para se ai të bëhej Komandant i KFOR-it. Më 9 shtator ai ia dorëzon Komandën e KFOR-it, gjeneralit Erhards Drews.