Kërkesa për shkurtimin e borxheve që ka Greqia ka mbërritur edhe tek investitorët e vegjël privatë. Edhe tek gazeta gjermane Bild. Por ajo refuzon.


Arsyeja: në dhjetor të vitit 2011, Bild bleu bono shtetërore greke. Me një kurs të ulët, Bild mori 4815 euro në bono. Më 20 mars 2012 vlera që do i paguhet gazetës është 10 mijë euro.


Por pas investitorëve të mëdhenj, tani edhe të vegjlit duhet të heqin dorë nga këto interesa deri në minimumi 70 përqind të vlerës nominale.


Konkretisht: për bonot e Bild do të thotë që në vend të 10 mijë eurove, ata do marrin vetëm një pjesë, dhe ajo me etapa deri në vitin 2042. Sipas zhvillimeve ekonomike, maksimumi ata do marrin 3 mijë euro mbrapsht. Pra 7 mijë euro më pak se sa ishte vlera nominale e bonove- e madje një humbje prej 38 përqind për 4815 eurot e paguara fillimisht.


Por më e rëndësishme për Bild është se kjo nuk është një ndihmë e vërtetë për Greqinë. Ata thonë se parashikimet nuk janë realiste, pasi që tani FMN dhe BE llogarisin të tjera paketa ndihme dhe të tjera shkurtime të borxhit. Po ashtu Bild beson se Greqia do e marrë veten vetëm duke dalë nga eurozona.