E kualifikuar për në cerekfinalet e Euro 2008 pas fitores 2-1 kundër Gjermanisë, Kroacia shfaqet me oreks të madh për të marshuar në gjurmët e gjeneratës 1998, kur vendi i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptar, Oto Baric, zuri vendin e tretë në Kupën e Botës të zhvilluar në Francë.
Trajneri aktual i Kroacisë, Slaven Bilic, ishte pjesë e atij ekipi, që fitoi 3-0 në gjysmëfinalet pikërisht kundër Gjermanisë. "Është gjithmonë e vështirë të jetosh në bankinë, sesa në fushën e lojës. Nuk mund të them se cilën nga dy fitoret preferoj më shumë. Sigurisht është njëra nga fitoret më të rëndësishme në historinë e Kroacisë, akoma më e madhe sesa ajo 3-2 e arritur në Uembli të Anglisë për eliminatoret. Gjithsesi na pret një rrugë e gjatë. Duhet të përgatitemi për sfidat e radhës".