Partizani fitoi 3-0 në transfertën me Bilisht Sport, në ndeshjen e prapambetur të javës së 16-të të Kategorisë së Parë, një takim të cilin bilishtarët e Spartak Merakut e mbyllën me nëntë lojtarë pas kartonëve të kuq të marrë nga Gertion Kote dhe Enea Demiri.
Artan Karapici në minutën e 72-të me me 11-metërsh, si dhe një dygolësh i Erjon Rizvanollit në harkun e dhjetë minutave të fundit (80 dhe 90) i dhanë trepikëshin demave, që i ngjiti ata në vendin e katërt me 39 pikë, 4 pikë më pak se Lushnja dhe Elbasani që ndajnë vendet 2-3 dhe 1 pikë më shumë se Ada e Kamza që ndajnë vendet 5-6.
Ndeshja pati tension në momentin e dhënies së 11-metërshit, duke u ndërprerë për 7 minuta, ndërkohë që tifozët kanë hedhur sende të forta në fushë, ku njëri nga gurët hedhur goditi gjyqtarin Kreshnik Cjapi.
Kjo ishte fitorja e parë trajnerit Gerti Haxhiut në dy ndeshjet e para në krye të Partizanit.
Ndeshja e ardhshme e Partizanit është ajo kundër Pogradecit në Tiranë, një tjetër kundërshtar që duhet ndalur.
RENDITJA
1. Bylis 56
2. Lushnja 43
3. Elbasani 43
4. Partizani 39
5. Ada 38
6. Kamza 38
7. Pogradeci 36
8. Luftetari 29
9. Bilisht Sport 27
10. Burreli 25
11. Gramshi 24
12. Beslidhja 21
13. Turbina 19
14. Memaliaj 17
15. Skrapari 15
16. Sopoti 14
Java 23
Të shtunën, 27.03.2010
Grammshi-Kamza
Memaliaj-Elbasani
Bylis-Luftëtari
Skrapari-Ada
Sopoti-Turbina
Të dielën, 28.03.2010
Burreli-Lushnja
Bilishti Sport-Besëlidhja
Partizani-Pogradeci
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 26 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili