LONDER-Ish-presidenti Bill Clinton shëtit rrugëve të Londrës dhe bën Pazar nëpër dyqane. Londinezët magjepsen teksa shohin ish-burrin më të pushtetshëm në Botë teksa ecën kaq normalisht në kryeqytetin anglez. Clinton është parë teksa del nga qendra luksoze, Tod's on Bond Street.

Clinton, 67 vjec është rrethuar nga miq, bashkëpunëtorë në një projekt humanitar dhe ka përfituar që përvec angazhimeve të bëjë dhe hyjë pak nëpër butike. Ajo që bie në sy është paraqitja e tij, sport dhe kazual. Madje ato që godisnin menjëherë ishin atletet blu elektrik në këmbë ndërsa sipër xhaketa dhe pantallona doku.

Po në Londër është parë dhe aktori Sean Penn teksa del nga e njëjti dyqan.

(d.b/BalkanWeb)