Kunati i Osama Bin Laden ka bërë të ditur se kryeterroristi i kishte udhëzuar fëmijët e tij që të jetonin paqësisht në Perëndim, ku mund të merrnin një edukim të mirë.
Zakaria Al Sadah, motra e të cilit ishte gruaja e pestë e Bin Laden, tha se lideri i Al Kaedas nuk donte që fëmijët dhe nipat e tij të ndiqnin rrugën që kishte ndjekur ai.
Ai u thoshte fëmijëve dhe nipave, shkoni në Europë dhe Amerikë dhe merrni një edukim të mirë, tha Sadah në një intervistë për Sunday Times.
Zyrtarët e Pakistanit refuzojnë të lirojnë tre gratë e Bin Ladenit dhe nëntë nga fëmijët e tij, që mbahen të izoluar në një banesë në Islamabad.
Sipas Sadah, fëmijët kanë mbetur të traumatizuara nga aksioni i 2 majit të shkuar, që la të vdekur Osama Bin Laden.
Pakistani nuk i liron ata sepse beson se kanë informacione që i mbajnë të fshehta.