Zv. ministri i Mjedisit, Taulant Bino


TIRANË- Zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino ka deklaruar sot se referendumi kundër importit të plehrave ka sfond të pastër politik.


Reagimi i tij vjen ndërkohë që aleanca kundër importit është gati të dorëzojë 60 mijë firmat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për referendum kundër këtij importit plehrash.


Deklarata eshte bere pas interesit te medias ne perfundim te nje konference per menaxhimin e mbetjeve te ngurta.


Sipas Binos, gjithë kjo nismë fsheh pas sfond të qartë politik, nderkohe qe organizatoret jane te nxitur nga Partia Socialiste, e si e tillë, ai është kundër këtij referendumi.