Opozita dhe qeveria siriane do te ulen ne nje tryeze te perbashket diten e shtune ne Gjeneve, ne kuader te konferences disa ditore te paqes per Sirine.
I derguari i OKB-se Lakhdar Brahimi, i angazhuar ne bisedime te ndara me te dyja palet, tha, se te pakten ata u binden se ky eshte nje hap ne te mire te vendit.
Megjithate bisedimet duken te veshtira. Gjate dites, qeveria siriane ka kërcënuar, se do të tërhiqet, nëse të dyja palët nuk shfaqin seriozitet.
Qëllimi i kesaj konference eshte renia dakord per nje plan te perbashket,ne baze te marreveshjes se arritur ne qershor te 2012, nga SHBA, Rusia dhe fuqitë e tjera të mëdha.Ky plan parashikon formimin e nje qeverie te perkohshme dhe organizimine zgjedhjeve ne Siri.