Në Uashington delegacioni gjerman i përbërë nga specialistë të inteligjencës dhe diplomatë nisi takimet me zyrtarët amerikanë për të biseduar në lidhje me skandalin e përgjimeve, që zemëroi së tepërmi Berlinin, sidomos kur u mësua se viktimë e tij ishte edhe vetë kancelarja Angela Merkel.



Këshilltari për politikën e jashtme i Merkel dhe koordinatori i shërbimeve inteligjente të Gjermanisë do të zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë. Më herët, kreu i inteligjencës amerikane mbrojti politikat e “spiunimit” të udhëheqësve të vendeve aleate duke i quajtur ato si pjesa kyçe e gjithë operacioneve të përgjimeve. Raportimet flasin edhe për përgjim të diplomatë francezë në Uashington dhe Nju Jork, përvec miliona telefonatave të qytetarëve francezë Skandali i përgjimeveNismë kundër përgjimit elektronikDëshmia e përgjegjësit të përgjimeveObjektivi i përgjimeve, zbulimi i synimeve të liderëve
dhe spanjollë të përgjuara ndër vite. Përgjohet edhe Papa Përgjimeve të Agjencisë Amerikane të Sigurisë së Brendshme, NSA nuk i ka shpëtuar as Vatikani. Sipas mediave italiane, mes 46 milion telefonatave të përgjuara nga 10 dhjetori 2012 deri më 8 janar 2013, janë edhe thirrjet hyrëse dhe dalëse të Papës Benedikti XVI. Të njëjtat burime thonë se përgjimeve nuk u kanë shpëtuar as kardinalët që do të zgjidhnin Atin e Shenjtë, pas dorëheqjes së Benediktit. Kjo do të thotë që është Papa Francesku, në atë kohë kardinal, është përgjuar nga NSA. Kjo përforcohet më shumë edhe nga dokumentet e rrjedhura në skandalin e “Ëikileaks”, ku thuhej se kardinali Bergolglio ishte nën lupën e inteligjencës amerikane që prej 2005-ës. Sipas gazetës së përjavëshme italiane “Panorama”, që del në botim të enjten, në Ambasadën Amerikane në Romë “strehohej” një qelizë e “Special Collection Service”, grupi që merrej me përgjimin dhe sigurimin e të dhënave nëpërmjet rrugëve speciale. / Top Channel