Megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht president i Besës Nexhat Bizhdili pritet që të akordojë një premio të majme për fitoren kundër Dinamos. Për kavajasit kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, ndaj bosi kavajas kërkon që të motivojë akoma më shumë lojtarët e tij në prag të kësaj ndeshje. Në raste fitoresh kavajasit gjithmonë janë shpërblyer me premio, mirëpo këtë radhë ajo pritet që të jetë më e majme se çdo herë tjetër.