BRITANI-Dalja nga Bashkimi Evropian do të dëmtonte vetë Britaninë e Madhe shprehen drejtuesit e bizneseve të mëdha në Londër duke e nxitur kryeministrin Cameron që Anglia të mos izolohet. 

Lideri i grupit më të madh të bizneseve në Britaninë e Madhe John Cridland deklaroi për gazetën “The Observer” se anëtarësimi në familjen Europiane ka nxitur punësimin në Angli, ka nxitur ekonominë dhe investimet. “Bashkimi Europian është tregu ynë më i madh i eksporteve dhe mbetet jetik për të ardhmen tonë ekonomike” u shpreh kreu i Si BI Aj, Cridland. 

AI hodhi poshtë idenë se ekonomia angleze mund të jetë po aq e suksesshme jashtë kufijëve të Bashkimit Evropian po aq sa edhe tani që është anëtare me të drejta të plota. 

Paralajmërimi i bizneseve në Londër erdhi pas kryeministri britanik David Kameron pranoi të premten se tashmë do të përballej me një beteje të rëndësishme për të bindur popullin Britanik që të vazhdojë të qëndrojë në familjen Evropiane.

(a.n/News24/BalkanWeb)