Biznesmeni Ylvi Beqaj ka shkuar sot në Prokurorinë e Tiranës, për tu marrë në pyetje lidhur me një hetim të ri kundër Emiljano Shullazit.


Dëshmia e biznesmenit, i cili ka dhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë ndaj Shullazit, ka të bëjë me hetimet për pastrim parash.


Biznesmeni u shoqërua në polici me forca speciale, duke qenë dëshmitar i mbrojtur.


Dëshmia e tij ka të bëjë me ish-hotel Vollgën në Durrës, e cila dyshohet se është regjistruar në kundërshtim me ligjin në hipotekën e qytetit bregdetar.


Bazuar në dokumentacion, Shullazi zotëron 30% të kësaj prone.


Gjithçka pasi biznesmeni i kërkoi ndihmë Shullazit në regjistrimin e kësaj prone, duke i premtuar 20% të saj.


Por në momentin që Beqaj tentoi ta shiste, Shullazi i kërkoi 30% të saj dhe 500 mijë euro gjobë.


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)