Gjykata e Krimeve të Rënda ka vijuar me pyetjen e dëshmitarëve për dosjen Shullazi.


Në seancën e sotme dhanë dëshminë e tyre katër persona, mes tyre dhe biznesmeni i duraluminit nga Lushnja, Adriatik Kërçuku, të cilit iu vu tritol në biznesin e tij më 25 janar 2016.


Para togave të zeza ai deklaroi: Nuk e njoh Shullazin, se kam takuar ndonjëhere. Dy ditë para vendosjes së tritolit më takuan dy persona. Më thanë që Shullazi donte të më takonte.


Dëshmitarë të tjerë ishin Qani Shefa dhe Durim Kërçuku.


Kallëzimi i biznesmenit la në burg Shullazin


Kallëzimi i biznesmenit nga Lushnja u bë shkak që Gjykatat e Apelit për Krimet e Rënda të vendosë mbajtjen në burg të Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit.


Kërçuku kishte depozituar një dëshmi në komisaritin e Lushnjës dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ku tregonte se në muajin Janar 2016 është telefonuar nga një numër i panjohur duke i kërkuar takim, por ai i është përgjigjur se smund të takoheshin pasi atë ditë ndodhej në Durrës.


Sipas dëshmisë së biznesmenit të aluminit, telefonata e panjohur është kryer pas vizitës që katër djem të panjohur kanë kryer në biznesin e tij në autostradë, afër Lushnjës.


Më tej është zbuluar se bëhej fjalë për Emiljano Shullazin. Në dëshminë e tij biznesmeni Kërçuku, thotë se tek njësia e shërbimti kanë shkuar 4 vetë me një BMË të zezë, me targa të identifikuara dhe janë prezantuar tek punëtori i tij Mili Dervishi, duke i kërkuar takim me pronarin.


Ai ka sqaruar se njëri prej tyre i është prezantuar si Emiljano Shullazi. Këtë ia ka rrëfyer punëtori i tij, ndërsa vetë biznesmeni thotë se nuk e ka takuar ndonjëherë Shullazin. Telefonata ku i kërkohej takim i ka ardhur pas kësaj vizite.


Ai e ka refuzuar dhe pak ditë më pas, më 25 janar të këtij viti një sasi tritoli shpërtheu brenda oborrit të biznesit të tij. Policia është vënë në ndjekje të veprimeve të Shullazit pas denoncimit. Por ditën e shpërthimit ai ka rezultuar se nuk ndodhej në Shqipëri.


Më 23 janar ai ishte larguar në Itali, nëpërmjet portit të Durrësit. Ai është kthyer 3 ditë pas shpërthimit, më 28 janar 2016, po nga Durrësi. Policia ka ballafaquar edhe punonjësin Mili Dervishi me fotot e Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit, por ai nuk ka mundur ti identifikojë.


Ka thënë se nuk i mbante mend personat që i kishin kërkuar të takonin pronarin e kompanisë ku punonte.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter