Nga Express më 02 maj 2011 në ora 19:30
Klubi nga Bundesliga, Freiburg ka konfirmuar se Blackburn Rovers ka paraqitur ofertë për sulmuesin e shumëkërkuar Papiss Cisse.
25 vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyeshme për Freiburgun pas transferimit nga klubi francez Metz më 2009. Sulmuesi ka shënuar 22 gola gjatë këtij sezoni në Bundesligë dhe përveç Blackburnit, spekulohet se kërkohet edhe nga Liverpool, Arsenal dhe Fulham.
Mund të konfirmoj se Blackburn ka paraqitur ofertë, tha drejtori sportiv i Freiburgut, Dirk Dufner, për Kicker.