Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Ministrit, me ç’rast ish-ministri Fadil Ismajli i ka dorëzuar detyrën ministrit të ri, Blerand Stavileci.




Ismajli ka njoftuar Stavilecin me zhvillimet e fundit në MZHE, të arriturat dhe projektet që janë në proces e sipër, duke i shprehur suksese në drejtimin e këtij dikasteri.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Nga ana e tij, Stavileci ka vlerësuar punën e deritashme të Ismajli dhe është zotuar se do të angazhohet që të çojë përpara proceset që zhvillohen në kuadër të MZHE-së.