Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, si duket e ka përmbyllur punën e tij për vitin 2015. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka radhitur disa prej punëve të tij të muajit dhjetor, muaj të cilin e ka quajtur muaj të sukseseve.




Stavileci ka shkruar se në rezultatet e punës në këtë sektor, nuk ka vend për gazin, djegien, trazirat, akuzat, shpifjet, thashethemet, paragjykimet, sepse me to nuk ndërtohet as shteti e as ekonomia e tij.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Për dhjetorin e sukseseve...




16 dhjetor: Prezantimi i Fondit për Efiçiencën e Energjisë




17 dhjetor: Përurimi i Autostradës Energjetike dhe Nënshkrimi i Marrëveshjeve me Shqipërinë për Shkëmbimin Energjetik




18 dhjetor: Nënshkrimi i Marrëveshjes për Termocentralin Kosova e Re me Kompaninë Amerikane Contour Global.




Pas plotë 1 dekade përpjekjeje.




Investim 1 miliard euro.




Më i madhi investim i huaj direkt në historinë e shtetit tonë, edhe pas luftës edhe para luftës.

Do të përdoret teknologjia më e re që përmbushë të gjitha standardet mjedisore. Do të ketë çmime të përballueshme dhe do të krijohen mekanizma zbutës tariforë. Nuk do të rëndohet as 1 cent buxheti i shtetit tonë.




Me mijëra vende pune.




Nuk do të humben më nga 300 milionë euro në vjet si pasojë e mosfurnizimit të rregullt me energji elektrike.




Imazh i jashtëzakonshëm për shtetin tonë dhe për tërheqjen e investimeve të tjera. Së shpejti edhe One Stop Shop për investimet në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.




Pak më vonë do të vie radha e regjenerimit të kapaciteteve ekzistuese.




Edhe shumë e shumë lajme pozitive.




Rubrika e lajmeve pozitive do të pasurohet gjithnjë.




Këtu, fatkeqësisht, nuk ka vend për gazin, djegien, trazirat, akuzat, shpifjet, thashethemet, paragjykimet, sepse me to nuk ndërtohet as shteti e as ekonomia e tij.




Mënyra më e mirë për ta përmbyllur një vit të vështirë që po e lëmë pas.




Ndjenjë e jashtëzakonshme që me 5 fotografi dhe disa fjali ta dëshmosh punën dhe projektet me të cilat do të transformohet sektori më i rëndësishëm për ekonominë e vendit tim.




E se sa e kemi pas të vështirë dhe sa jemi munduar për të ardhur deri këtu e dimë vetëm ne dhe familjet tona që bashkëjetuam me momente aspak të lehta për gati 365 ditë. Mjaftojnë vetëm t'i kujtojmë ditët e vështira të negociatave me investitorin amerikan dhe Bankën Botërore kur dukej se projekti po dështonte. Por, mendjet tona, idetë e qarta, besnikëria ndaj objektivave fisnike, durimi i pathyeshëm, vendosmëria e paluhatshme dhanë rezultatet që jo shumë njerëz prisnin të ndodhnin”, ka shkruar ministri Stavileci, i cili ka shprehur mirënjohje edhe për ekipin, zyrtarët e MZHE-së dhe bashkëpunëtorët e tij.