Deklarata e zv/ambasadorit të OSBE, Robert Wilton, i cili tha se vjedhja e votave nga partia në pushtet nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, vijon të komentohet nga opozita, e cila shpeshherë ka pasur rezerva për mënyrën sesi ndërkombëtarët i shohin skandalet e qeverisë Rama.


Së fundmi lidhur me këto deklarata, ka reaguar deputeti i LSI në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu.


Ligjvënësi që e ka dorëzuar mandatin ka ironizuar Wilton, duke thënë se ai jo vetëm që paguhet goxha mirë, por kap edhe ndonjë gotë vere apo darkë nga qeveria.


Kur punoja në bankë, shefi im, thoshte gjithmonë që Shqipëria është parajsë, pasi në mes të Europës, paguhej si të punonte në Afrikë. Tani, mendo si ndjehet ky zyrtari i OSBE, që përveç se paguhet goxha mirë, kap dhe ndonjë gotë verë apo darkë, nga Qeveria, për ato që thotë. Pasi nuk ka se si të deklarohet një zyrtar i BE-s që janë blerë vota por nuk ka ndikuar në rezultat, shkruan Spahiu.


Sipas përfaqësuesit të LSI, vetëm një person i kapur keq ose pjesë e një kazani të madh, mund të flas në mënyrë të tillë.


Blerja e votës ka qenë masive, e faktuar tashmë nga VOA dhe RAI, por dhe nga ato që do të shohim e dëgjojmë në vazhdim, thekson Spahiu.