Plot 27 të arrestuar kanë dalë sot para gjyqtarëve në Gjykatën e Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.


Mësohet se grupi Avdyli që u ndalua për drogë, dhe ish deputetët Arben Çuko e Arben Ndoka që u arrestuan për korrupsion dhe tjetërsim pronash janë gjykuar bashkë pasi janë kapur në kuadër të megaoperacionit Vol-Vo 4.






























Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda është rrethuar nga një numër i madh policësh, teksa pritet që fillimisht të vlerësohen kushtet sesi u arrestuan dy ish-deputetët Ndoka dhe Çuko.


Të arrestuar në flagrancë gjatë operacioniit “Vol-Vo 4” janë 5 shtetas për veprat penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, Trafikim i narkotikëve, Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:



  1. Vehbi Berushi, 57 vjeç

  2. Flamur Çela, 48 vjeç

  3. Xhevit Shuti, 48 vjeç

  4. Mustaf Shuti, 76 vjeç

  5. Anila Shuti, 42 vjeç


Të arrestuar për veprat penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:



  1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudoniminCine, nga Shijaku;

  2. Shkëlqim Avdyli, me pseudoniminKiçi, nga Shijaku;

  3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;

  4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;

  5. Hajri Seferi, nga Shijaku;

  6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;

  7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;

  8. Elton Shehaj, nga Tirana;

  9. Armand Spiro, nga Tirana;

  10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin Titi, nga Shijaku;

  11. Altin Avdyli, me pseudoniminNiçja, nga Shijaku;

  12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;

  13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudoniminXhevi, nga Leha;

  14. Esat Mehmeti, me pseudoniminÇakja, nga Fieri;

  15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;

  16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudoniminNita, nga Tirana;

  17. Elis Bahushi, nga Elbasani;

  18. Elis Guri, nga Shkodra.

  19. Artur Balla, nga Elbasani.


Gjithashtu në të njëjtën dosje përfshihen ish-policët që favorizonin kriminelët për të dalë jashtë vendit dhe luanin rolin e informatorit të tyre. Ata akuzohen për veprat penale Shpërdorim detyre, Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:



  1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;

  2. Jasin Abdul, nga Saranda;

  3. Bledar Koçi, nga Lushnja.


24 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)