Shkresa e baskise, ku Rama deklaroi se nuk njihte asnje grup pune per auditimin e institucionit
“Te bllokohet buxheti i Bashkise se Tiranes, pasi kryetari i ketij institucioni refuzon auditimin”. Ky ka qene thelboi i kerkeses se prefektit te Qarkut te Tiranes, Keltis Kruja, drejtuar Qeverise dhe Ministrise se Financave. Nje informacion te tille, prefekti e beri publik ne nje konference te zhvilluar dje, ku Kruja foli per shkeljen e radhes te kryebashkiakut Edi Rama.
Refuzimi
Ndersa Prefektura e Qarkut ka ngritur nje grup pune per auditivin e fondeve te nje sere institucionesh te pushtetit vendor, nder te cilat edhe te Bashkise se Tiranes, kjo e fundit duket se nuk ka qene aspak dakord me kontrollin e lajmeruar. “Ne pergjigjen e kthyer me shkresen nr. 3826/1 dt. 11.05.2010, kryetari i Bashkise se Tiranes shprehet se, refuzon te auditohet nga ana Prefektit Qarkut Tirane dhe nuk njeh asnje grup pune te ngritur per kete qellim”, deklaroi dje prefekti Keltis Kruja. Pra, sipas tij, zyrtarisht, kryebashkiaku deklaron se nuk njeh dhe refuzon te zbatoje ligjet dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise. “I bej thirrje kryetarit te Bashkise te ndahet nga praktikat private me te cilat administron Bashkine e Tiranes dhe ta drejtoje kete Bashki ne respekt dhe perputhje te plote me ligjin”, vijoi Kruja. Ai u shpreh se eshte i detyruar t’i kerkoje Qeverise dhe Ministrit te Financave te ngrije veprimet ne thesarin e shtetit dhe te bllokoje fondet e buxhetit te shtetit per Bashkine e Tiranes, duke qene se kjo bashki dhe kryetari i saj refuzojne kontrollin dhe transparencen ndaj ketyre fondeve. “Garantoj qytetaret e Tiranes, se jam i vendosur dhe do te vazhdoj te kerkoj respektimin dhe zbatimin e plote te ligjit ne Qarkun e Tiranes nga cilido, qofte ky dhe kryetari i Bashkise se Tiranes”, u shpreh prefekti i Qarkut te Tiranes, Keltis Kruja.
Baza ligjore
Burime nga Prefektura kane sqaruar komplet bazen ligjore ne te cilen eshte mbeshtetur per te organizuar kete auditim me karakter teresisht financiar. “Ne baze te urdhrit 41 dt 03.05.2010 te ministrit Financave, per auditimin e krijimit dhe perdorimit te fondit te vecante per vitin 2009, sektori i auditimit te brendshem prane Prefektit te Qarkut Tirane ka planifikuar dhe depozituar nje program auditimi ne nje sere njesish vendore, si Bashkia Kamez, Bashkia Vore, nder to edhe Bashkia Tirane. Ky auditim, mesohet se mbeshtetet ne Ligjin nr. 8927 date 25.07.2002 “ Per Prefektin” neni 6/d ne te cilen citohet se: Prefekti ushtron kontroll financiar mbi organet e qeverisjes vendore ne menyren dhe limitet e percaktuara me ligj”. Gjithashtu mbeshtetet edhe ne ligjin nr.7776 date 22.12.1993 “Per buxhetin lokal” ndryshuar me Ligjin nr. 8399, date 09.09.1998 ne te cilen citohet se “Kontrolli i te ardhurave dhe i shpenzimeve te buxhetit te pavarur dhe te kushtezuar ne komuna, bashki e rrethe, kryhet rregullisht jo me pak se nje here ne vit nga organi i specializuar i tyre. Kontrolle kryhen edhe nga organet e tjera te percaktuara me ligj, si Sherbimi i Kontrollit te Larte te Shtetit, Ministria e Financave dhe Prefekturat”, si dhe ne nje sere ligjesh te tjera.
Interpretimi i ceshtjes se auditimit nga Kushtetuesja
Nje interpretim te plote te kesaj ceshtjeje ka bere dhe Gjykata Kushtetuese, ne vendimin Nr. 47 date 28.07.2000, ne te cilin ne menyre perfundimtare ka vendosur se: Kontrolli nga Prefektura do te ushtrohet, vetem per anen financiare pa perfshire ane te tjera te veprimtarise se subjektit vendor dhe vetem per fondet e transferuara nga buxheti qendror ne pushtetin lokal. Prefekti citoi te gjithe bazen ligjore ne te cilen mbeshtetet ky auditim dhe theksoi se auditimi kryhet per fondet e transferuara nga buxheti qendror ne ate vendor. Prefekti gjithashtu sqaroi se Bashkia Tirane dhe kryetari i saj, gezojne te njejtin status ligjor si cdo organ tjeter i qeverisjes vendore dhe kryetaret e tyre ne Republiken e Shqiperise. Por, ne pergjigjen e kthyer me shkresen nr. 3826/1 dt. 11.05.2010 Kryetari Bashkise Tirane shprehet se, “refuzon te auditohet nga ana Prefektit Qarkut Tirane dhe nuk njeh asnje grup pune te ngritur per kete qellim. Pra, zyrtarisht kundershtohet zbatimi i ligjeve dhe Kushtetuesja.

Grupi i punes per auditivin ngrihet ne baze te urdhrit 41 dt 03.05.2010 te ministrit te Financave
Ky auditim mbeshtetet ne:
Ligji nr. 8927 date 25.07.2002 “ Per Prefektin” neni 6/d
Ligji nr.7776 date 22.12.1993 “Per buxhetin lokal” ndryshuar me Ligjin nr. 8399, date 09.09.1998
Ligji nr. 9936, date 26.06.2008 “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise” neni 68
Ligji nr. 9720 date 23.04.2007 “Per auditimin e brendshem ne sektorin publik” neni 2
Nje interpretim te plote te kesaj ceshtjeje ka bere dhe Gjykata Kushtetuese, ne vendimin Nr. 47 date 28.07.2000
Ne pergjigjen e kthyer me shkresen nr. 3826/1 dt. 11.05.2010 Kryetari Bashkise Tirane shprehet se, “refuzon te auditohet nga ana Prefektit Qarkut Tirane dhe nuk njeh asnje grup pune te ngritur per kete qellim” .