Operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të Durrësit kërkojnë që Bashkia të lejojë autobuzët me pushues nga Kosova të hyjnë në rrugën Pavarësia.


Bashkia ka vendosur të mos i lejojë këta autobuzë të kalojnë e të parkojnë në këtë rrugë me argumentin se krijohet kaos në trafik. Por sipas operatorëve ky vendim po dëmton turizmin, pasi pushuesit ndërrojnë destinacion dhe po e braktisin bregdetin e Durrësit për shkak të kësaj anomalie.


Edhe vetë pushuesit kosovarë shprehen të pakënaqur me këtë vendim, ndërsa thonë se do ta braktisin bregdetin e Durrësit nësë vijon kjo situatë kaotike.


Pushues kosovar: Bëjmë 5 orë rrugë nga Kosova për të ardhur me pushime ndërsa shteti i Shqipërisë na pengon që të shkojmë në plazh duke na kthyer mbrapsht.


Ky vendim i Bashkisë është marrë që në hartimin e projektit për rikonstruksionin e rrugës Pavarësia.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter