Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në hyrje të tunelit, duke shkaktuar trafik në rrugë.


Në redaksinë e gazetës Shqip ka mbërritur një video ku duket qartë kaosi që është shkaktuar në aksin më të rëndësishëm nacional. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti. Policia ende nuk ka dhënë detaje.


Më pas rezultoi se një autobus me pasagjerë ishte përplasur me një automjet. Fatmirësisht nuk janë shënuar persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesit e mjeteve janë marrë në pyetje nga grupi hetimor.



Gazeta Shqip