Shqipëria vijon të kryesojë listën e shteteve evropiane, si vendi më i ulët i taksave në kontinent. Kështu u shpreh dje në kuvend, ministri i ekonomisë, Ridvan Bode. Ai theksoi se ne kemi përgjysmuar taksat kemi rritur në 60% të ardhurat nga skemat e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Gjithashtu, Bode deklaroi se nga 29.6% që ka qenë kontributi për punëdhënësit për kompanitë e tyre në fund të vitit 2005, duke filluar nga data 1 maj e vitit 2009 ata do të paguajnë vetëm 15%.

Sipas Bodes, kjo është një nga arritjet më të mëdha në fushën e politikës fiskale për të rritur përmirësimin në sektorin privat për të mënjanuar informalitetin. Ulja e kontributit me 50% e kontributit të sigurimeve shoqërore. Pra, shtoi Bode, pjesës që paguanin kompanitë mbi pagën e të pushuarve të tyre nuk u shoqëruan me rënien e të ardhurave nga kontributi i sigurimeve shoqërore. Përkundrazi, tha ai masat për uljen e barrës fiskale janë shoqëruar me një rritje të pandërprerë të të ardhurave në buxhet. Bode tha se nëse në  vitin 2005 të ardhurat nga kontributi i sigurimeve shoqërore të paguara nga kompanitë ishte 29 miliardë lekë, ndërkohë që ngarkesa fiskale ishte 30%. Ai theksoi se në vitin 2008 mundësuam të arkëtojmë në buxhetin e shtetit plot 50 miliardë lekë të reja. Edhe pse barra fiskale ishte ulur me 1/3 me 10%. Në dy vitet e fundit numri i kontribuesve është rritur me 120 mijë kontribuues,- deklaroi ministri Bode. Ai tha se 120 mijë veta kanë dalë nga tregu informal dhe janë futur në votimin e skemës ligjore duke iu krijuar kushte dhe mundësi 120 mijë familjeve që në çdo moment të përfitojnë nga skemat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe për të mundësuar të gjithë përfituesit e kësaj skeme, të kenë mundësi për një trajtim më të drejtë. Kjo nuk është propagandë, ky është një realitet,- u shpreh Bode. Propaganda është Shahini i akuzave, Shahini i ngjarjeve, monologjet e opozitës. Realiteti është ky që kemi ne,- tha Bode. Ministri Bode nënvizoi se skema e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe skema e pensionit nuk dëmtohet se ne ulim kontributin që paguajnë kompanitë. Përkundrazi, u shpreh ai ekonomia po del nga informaliteti. Sipas tij, skemat dëmtohen nga lëvizje të përçartura të opozitës, programimet bajate, veprimet e kryera të qeverisjes së tyre 8 vjeçare, të cilat kanë mëshiruar përdorimin e skemës së pensioneve si një fond për fushata elektorale përmes shumë intsrumentave. Ai vijoi përmes dhënies së të drejtave të grupeve shoqërore të caktuara, të cilët konsiderohen si kontingjente të votuesve të së majtës, përmes diskriminimeve të grupeve të tjera shoqërore, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të së majtës.





Email This
Klikime: 26