Blerina Hoxha


Nderkohe qe vendet e rajonit kane trefishuar borxhin publik dhe Greqia fqinje po futet ne krize ekonomike per shkak treguesit te larte te borxhit, vendi yne eshte ne perputhje me parashikimet fillestare ne buxhet. Lajmin e dha dje Ministri i Financave Ridvan Mode, sipas te cilit, borxhi publik i vitit 2009 eshte ne perputhje me parametrat qe vendosura ne fund te vitit 2008 dhe ne perputhje te plote me marreveshjen me FMN-ne. "Ndersa vendet e tjera te rajonit dhe me gjere, vendet evropiane gjate ketij viti u detyruan qe te dyfishojne dhe trefishojne deficitin buxhetor dhe ndodhi ajo qe ne fund te nentemujorit borxhi publik i vendeve me te zhvilluara te kaperceje 100% te BB-se, ekonomia shqiptare, buxheti i shtetit zbatuan me perpikmeri objektivat e vendosura qysh ne fundin e vitit te kaluar dhe nuk deshmuan asnje dobesi, per te kerkuar nje rritje te deficitit apo te borxhit publik gjate vitit 2009" tha Bode. Ne marreveshjen me FMN u ra dakord qe deficiti i programuar ne 2009 do te ishte 4.2% te jemi te bindur qe do te respektohet ky tavan i deficitit, njoftoi ministri. "Nese ka nje rritje te moderuar me nje pike perqindjeje te borxhit publik kjo vjen teresisht per shkak te ndryshimit te kursit te kembimit midis monedhes tone lekut dhe euros, pjese e te cilit perbehet borxhi yne publik", theksoi Bode. Kriza ekonomike qe perjetoi ekonomia globale kete vit ka dhene efekte e veta negative kryesisht ne mungesen e likuiditeteve. Per shkak te kesaj situate qeverite kane thelluar borxhin publik. Ne Greqi ky tregues ka dhunuar 110 per qind te Prodhimit te Brendshem. Nje nder kompanite me te medha ne bote te vleresimit te huadhenies per qeverite dhe koorporatat, Moody's, pas nje inspektimi ne zhvillimet ekonomike te vendit tone dha noten "B1", e cila e ben mjaftueshem te besueshme qeverine tone per te marre hua ne tregun nderkombetar. Pavaresisht zhvillimeve negative ne ekonomine globale, parashikimet per Shqiperine tregojne stabilitet edhe ne ardhmen. Moody's (Nee York, USA) nje nder 3 agjencite me prestigjioze ne vleresimin e korporatave dhe vendeve ka vleresuar vendin tone me opinionin (stable Outlook). Performanca e mire e ekonomise me rritje te qendrueshme te PBB-se per vitet e fundit dhe nivelit i ulet i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe qe eshte me i ulet se cdo vend tjeter ne tranzicion kane bere qe Shqiperia te marri vleresimin B1.