Anëtari i partisë republikane të Ohajos, John Boehner, thotë se nëse strategjia e deritanishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk kryen punë për të luftuar ISIS-in, atëherë i duhet që të dërgojë trupat amerikane që të shuajë grupin ekstremist.
Republikani i Ohajos, Bohner , ka kritikuar Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, duke thënë se nuk po bën përpjekje të mjaftueshme, pasi që sipas tij, nuk mund të luftohet ISIS vetëm përmes sulmeve ajrore.
“Po të isha unë president, as që do të flitej për ndonnjë strategji të pa provuar”, tha ai, derisa kur u pyet nëse trupat tokësore amerikane duhet të ndërhyjnë në këtë betejë, ai u shpreh se nuk ka zgjidhje tjetër.
“Nuk ka zgjidhje tjetër, sepse këta janë barbarë , ata duan të na vrasin, dhe nëse ne nuk provojmë që ti luftojmë, ata do të na shkatërrojnë dhe ne do të paguajmë çmimin”, tha Boehner për ABC. /Indeksonline/