Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani thotë në Tonight Ilva Tare në Ora News, se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po shkelin Kushtetutën e vendit për mos regjistrimin në afat të koalicioneve zgjedhore.


Pjesë nga biseda:


Bogdani: Këtu po shkelin Kushtetutën e vendit. Janë të gatshëm për ta shkelur Kushtetutën e vendit për afatin e regjistrimit të koalicionit. Në qoftë se janë të gatshëm për të bërë këtë dhe për të prishur të gjitha afatet, ku qëndron problemi i datës 18 qershor. Vettingu dhe problemet e vettingut kanë filluar që në shtator të vitit të shkuar dhe protesta ka nisur më 18 shkurt. Nuk ka lidhje në mënyrë absolute.


Është e vërtetë se sistemi këtu po bie. Sistemi i ri i drejtësisë do të jetë i fundit check and balance në Shqipëri. Në qoftë se edhe ky sistem kapet siç është tentativa e kryeministrit, atëherë nuk me më kontroll sistemesh në Shqipëri. Parlamenti praktikisht ka rënë në momentin që është mbushur me kriminel. Ajo që është guri i fundit për check and balance në Shqipëri është reforma në drejtësi.



/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter