Paolo De Luka është nën presionin e një dileme të madhe. Vetëm dy ditë para mbylljes së merkatos, presidenti i Sienës nuk ka vendosur se në cilin destinacion do të cojë Erjon Bogdani, sulmuesin shqiptar autor të 11 golave gjatë sezonit të kaluar.
Ofertat më të mira janë ato të Kievos dhe Torinos, por De Luka kërkon më shumë garanci për shpëtimin e ekipit të tij gjatë sezonit të ardhshëm, në mungesë të Bogdanit.
Në fakt Bogdani u kërkua nga Udineze për 3,6 milionë euro plus Bertoton, por shqiptari nuk ra dakort me presidentin e Udinezez, Poco, në lidhje me pagesën e tij, edhe pse dy klubet si Siena dhe Udineze, i bënë presion Bogdanit të pranonte ofertën e Pocos, një kontratë katër vjecare dhe pagë 500 mijë euro sezonale.
Kështu, vetëm 48 orë nga mbyllja e merkatos për Bogdanin, drejtori i përgjithshëm i Sienës, Perineti u kontaktua nga Sartori, drejtori i përgjthshëm i Kievos, që përsëriti ofertën zyrtare: 3,5 milionë euro plus kartonin e Kosatos.
Në të njëjtën ditë telefonoi edhe drejtori i përgjithshëm i Torinos, Tozi, që ofroi të njëjtën shifër duke vendosur në piatë edhe Stelonen.
Oferta e Torinos i ka joshur më shumë drejtuesit e Sienës, pasi Stelone vlerësohet shumë nga tekniku i Sienës, Mario Bereta.
Edhe Bolonja është në garë për Bogdanin, por ajo nddodhet në Serinë B, dhe sulmuesi shqiptari nuk do të pranonte të luante një kategori më poshtë.
Siena do ta shiste me shumë dëshirë Bogdanin, nëse shifra do të ishtye midis 3,8-4 milionë eurove, ndërsa pritet edhe ndonjë surprizë e minutave të fundit nga klubet e tjerë, ku përmenden emrat e Romës dhe Palermos.