Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka deklaruar se Serbia nuk do të tërhiqet nga institucionet në veri të Kosovës.

Sipas tij, për Qeverinë e Serbisë është e papranueshme kërkesa që Serbia të tërhiqet nga institucionet në veri të Kosovës. Bogdanovic ka thënë se serbët në Kosovë kanë mbijetuar atje ku janë institucionet e tyre.

I pyetur nëse kërkesa për të cilën po flitet që të hiqet dorë nga rezoluta 1244 në të vërtetë është kërkesë për njohjen e Kosovës, Bogdanovic tha se ”personalisht është afër interpretimit të tillë”.